Trippier nuk është shumë i bindur

Futboll

Trippier nuk është shumë i bindur

Më: 12 maj 2023 Në ora: 14:58
Simeone

Javët e fundit është folur për një të ardhme të mundshme larg Atletico Madrid për Diego Pablo Simeone.

Mes hipotezave të ndryshme edhe Premier League.

Në lidhje me këtë mundësi ka folur edhe Kieran Trippier, mbrojtësi anglez i krahut, i cili u largua nga Colchoneros për një eksperiencë të re te Newcastle.

Lojtari dha një intervistë për podcast-in High Performance duke nënvizuar stilin e Cholo-s, por edhe mundësinë për ta parë atë si trajner në tokën angleze.

“Ai është i ndryshëm në gjithçka që bën. Mënyra se si e sheh atë në fushë gjatë ndeshjeve është identike me atë që ai bën në stërvitje. Kështu është ndërtuar.

“Por edhe para ndeshjeve, ai duket sikur ka pirë 5 Red Bull. Ai nuk ulet në stol.

Ai është i aftë të bëjë 40 minuta para dhe mbrapa në tunelin e dhomës së zhveshjes ose thjesht të fiksojë dyshemenë,” tha Trippier.

Por nëse flasim për Diego Simeone larg Spanjës dhe Atletico Madridit, Trippier nuk është shumë i bindur: “Nuk mendoj se mund të jetë trajner në Angli, sepse kur flet në dhomën e zhveshjes është shumë i pasionuar dhe nxjerr shumë pasion dhe emocion me fjalët e tij .

“Kjo të bën të mendosh për të shkuar në luftë me të. Nuk ka rëndësi se me kë luan. Ai e ka këtë mentalitet gjatë gjithë kohës. Unë mendoj se në Angli ai do të dështonte të transmetonte mesazhin e tij për disa lojtarë.

“Ai është shumë emocional, por nuk flet rrjedhshëm anglisht dhe nuk do të ishte në gjendje të përcillte gjithçka duke mos folur në spanjisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat