“Frikësohet” Reali dhe City

Futboll

“Frikësohet” Reali dhe City

Më: 17 maj 2023 Në ora: 16:29
Vezët dhe Guardiola

Ka mënyra të ndryshme për të bërë parashikime të ndeshjeve.

Njëri prej tyre ka përdorur vezët për gatim për të dhënë një indicie për rezultatet e mundshme në Champions League.

Një përdorues i Tik Tok tregon skuadrën që do të fitojë Champions League këtë vit dhe për ta bërë këtë ka përdorur disa vezë.

“Tik Tok” tregonte një parashikim për fituesin e mundshëm të Champions League.

Duke i përplasur me njëra-tjetrën në bazë të ndeshjeve të luajtura në kompeticionin elitar, duke nisur nga çerekfinalja, ku parashikimet kanë qenë të sakta ta gjitha.

Në gjysmëfinale deri më tani është parashikuar saktë Interi, ndërkohë që pritet që edhe City të dalë fitues ndaj Realit.

Për finalen parashikimi është i çmendur, teksa fitues sipas vezës do të jetë skuadra e Interit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat