E do finalen

Futboll

E do finalen

Më: 17 maj 2023 Në ora: 23:47
Allegri

Juventusi nuk luajti në mënyrën më të mirë në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Evropës, teksa për pak humbën nga Sevilla dhe arritën të barazojnë rezultatin vetëm në limit.

Trajneri i Juventusit beson se skuadra e tij e meriton një vend në finalen e Ligës së Evropës, pavarësisht faktit se Sevilla ka konfirmuar forcën e saj të jashtëzakonshme në këtë turne.

“I gjithë ekipi dëshiron të arrijë në finale, me gjithë respektin për Sevillan.

Ne e kemi fituar këtë të drejtë. Ne duam shumë të shkojmë në Budapest dhe do të luftojmë me forcë të plotë”, tha Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat