Odegaard ka “magjepsur” PSG

Futboll

Odegaard ka “magjepsur” PSG

Më: 18 maj 2023 Në ora: 15:17
Odegaard

Trashëgimtari i Leo Messit te PSG mund të vijë nga Arsenali.

Ky është lajmi që “Daily Mirror” ka raportuar së fundmi me sirenat pariziane në drejtim të Martin Odegaard, një ish-lojtar i Real Madrid.

Odegaard është në një formë fantastike këtë sezon me fanellën e Arsenalit. Në 43 ndeshje deri më tani me skuadrën e “topçinjve”, norvegjezi ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar 8 herë.

Interesimi i gjigantit francez ka bërë që Arsenal të mos e bëjë gjumin rehat dhe të përpiqet të nënshkruajë një rinovim kontrate me shifra maksimale për t’i mbyllur derën çdo hipoteze të mundshme lamtumire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat