Edhe Liverpool-i pas Abraham

Futboll

Edhe Liverpool-i pas Abraham

Më: 19 maj 2023 Në ora: 11:04
Abraham

Liverpool është një tjetër klub i madh evropiane që i ka hyrë garës për sulmuesin e Romës, Tammy Abraham.

Sulmuesi anglez, duket se në fund të këtij sezoni, do të largohet nga ‘romakët’. Ish-futbollisti i Chelsea-s është i lidhur m rikthimin në Premier League.

 Sipas “Fichajes”, Liverpool po kërkon të nënshkruajë me sulmuesin anglez Tammy Abraham në tregun e kësaj verë.

Sulmuesi i anglez po tregon formë të mirë në skuadrën e Jose Mourinhos, dhe menaxheri i ‘The Reds’, Jurgen Klopp e dëshiron atë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Liverpool e sheh Abraham-in lojtar i duhur për të zëvendësuar Roberto Firminon, i cili tashmë ka vendosur së gjatë kësaj verë, do të largohet nga ‘Anfield’.

Abraham kërkohet edhe nga ish-klubi i tij, Chelsea, Manchester United, Tottenham dhe Newcastle United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat