Shehi: Laçi? Është përballja e radhës

Futboll

Shehi: Laçi? Është përballja e radhës

Më: 20 maj 2023 Në ora: 12:41
Shehi

Tirana do të ketë një përballje tepër të vështirë në Abisnet Superligë, vetëm pak ditë pas derbit me Partizanin, ndërsa Laçi e pret në Kurbin.

Trajneri Orges Shehi e ka të qartë situatën dhe sesa shpejt mund të ndryshojë gjendja në renditje, me Partizanin që është gati të përfitojë.

Skuadrës i kthehen Hila e Hasani, por ka mungesa mes të cilëve Lushkja e Gjumsi. Kur vjen fundi padyshim që rritet edhe presioni.

"Laçi? Është përballja e radhës, e vështirë pasi ka edhe 3 javë.

Do të jetë kalendar i ngjeshur. Laçi është përballja e parë dhe një skuadër konkurruese e kanë një trajner me shumë eksperiencë e të aftë.

Një nga ato lojtar që ishte idhull te Laçi, Lushkja, fatkeqësisht deri në fund të sezonit nuk do të jetë i gatshëm pasi u dëmtua në ndeshjen me Partizanin.

Lojtarët shqiptare që kanë disa vite këtu edhe lëvizin nga një skuadër në tjetër dhe nuk mendoj që ka sfidë pa ish-ë brenda.

Secili përqendrohet te skuadra ku është për të bërë më të mirën për momentin duke mos menduar për të shkuarën apo të ardhmen", tha Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat