Shpërthen kundër Ligës

Futboll

Shpërthen kundër Ligës

Më: 20 maj 2023 Në ora: 13:49
Bepe Marota

Interi do të luajë 3 ndeshje për 6 ditë.

Të dielën, zikaltërit do të përballen me Napolin dhe të mërkurën do të kenë finalen e Kupës së Italisë kundër Fiorentinës.

Duke parë këtë ngjeshje të kalendarit, drejtuesit kanë kërkuar që të spostohet ndeshja ndaj Atalantës për t’u luajtur të dielën ose të hënën megjithatë Liga ka vendosur që ndeshja e zikaltërve ndaj Atalantës të luhet të shtunën në mbrëmje.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e Bepe Marotës që e konsideron një vendim të pakuptimtë.

“Është e pakuptimtë të sjellësh të shtunën një ndeshje që mund të luhej edhe të hënën duke vënë kështu në rrezik sigurinë e lojtarëve. Të luash 3 ndeshje në një javë është rrezik, me një finale të Kupës së Italisë në mes, e cila mund të zgjasë edhe përtej kohës së rregullt.

Mançester Siti? Jemi të nderuar që kemi arritur deri këtu, tani do ta luajmë deri në fund dhe jemi shumë krenarë.

Ne do ta vëmë në vështirësi Mançester Sitin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat