​Hapet “Java Evropiane e Futbollit” në Kosovë

Futboll

​Hapet “Java Evropiane e Futbollit” në Kosovë

Më: 25 maj 2023 Në ora: 13:42
Në hapje që nisi në stadiumin e KF Rilindja në Prishtinë, mori pjesë edhe zëvendësministrja Daulina Osmani.

Në kuadër të politikës së gjithëpërfshirjes në sport, organizata “Olimpiada Speciale” në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe me mbështetje të Ministrisë së Sportit, ka hapur sot Javën Evropiane të Futbollit, e cila ndër qëllimet e veta ka nxitjen dhe promovimin e futbollit edhe tek fëmijët me aftësi të kufizuara.

Gjatë një jave, “Olimpiada speciale” do t’ua mundësojë fëmijëve që të realizojnë aktivitete të shumta rekreative, futboll e socializim mes fëmijëve, ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në hapje që nisi në stadiumin e KF Rilindja në Prishtinë, mori pjesë edhe zëvendësministrja Daulina Osmani.

Ajo u shpreh që MKRS gjithmonë ka në prioritet aktivitete të kësaj natyre që kanë për qëllim promovimin e sportit në përgjithësi, e veçanërisht të futbollit tek gjeneratat e reja pa përjashtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat