Kolela ironizon

Futboll

Kolela ironizon

Më: 25 maj 2023 Në ora: 18:23
Kolela

Fitorja ndaj Kastriotit e ka ngjitur Partizanin në vendin e parë.

Pas ndeshjes, Kolela ka përgëzuar Bylisin që ndali Tiranën, teksa nuk i kurseu ironitë që iu bënë pak pyetje nga gazetarët në një ditë të rëndësishme

“Vendi i parë? Për momentin nuk kemi çfarë të festojmë.

Unë festoj kur fitoj, dhe jo kur mposhten të tjerët.

Kemi një ndeshje për të fituar të hënën dhe asgjë nuk ka për të festuar ende.

Tani është fakt që gjërat kanë ndryshuar dhe tani jemi vetë zotë të fatit tonë.

Skuadra e Bylisit meriton një falënderim sepse kam thënë që është një nga skuadrat që luan futbollin më të mirë në kampionatin tonë dhe uroj e shpresoj që të shpëtojnë.

Por, nuk e kuptoj pse pak pyetje sot nga studioja. Prisja më shumë”, tha Kolela pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat