Bardhi “arratiset” nga Evropa

Futboll

Bardhi “arratiset” nga Evropa

Më: 26 maj 2023 Në ora: 17:35
Enis Bardhi

Futbollisti i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi është pothuajse e sigurt se do të largohet nga skuadra e Trabzonsporit gjatë kësaj vere.

Sipas informacioneve që vijnë nga Turqia, klubi tashmë e ka njoftuar menaxherin e lojtarit se nuk do të llogarisë në të ardhmen në shërbimet e tij, pas së cilës menaxheri i Bardhit tashmë ka filluar të kërkojë një klub të ri.

Mediat turke shkruajnë se klubet jashtë Evropës, përkatësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në kërkim të futbollistit shqiptar.

Kontrata aktuale me Trabzonin është deri në vitin 2025 dhe skuadra turke do të pranojë ta lërë të largohet për një dëmshpërblim prej 2 milionë eurosh, sa është kontrata e tij me klubin.

Ai erdhi edicionin e kaluar nga Levante në Turqi, por ka gjasa që pas vetëm një sezoni të largohet nga Turqia dhe ndoshta edhe nga Evropa dhe të kërkojë fatin përtej “Atlantikut”.

Bardhi ka shënuar gjashtë gola në 39 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe nuk ka shënuar asnjë asistim për klubin turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat