Simeone: Kundërshtari i radhës

Futboll

Simeone: Kundërshtari i radhës

Më: 27 maj 2023 Në ora: 13:51
Simeone

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone shprehet se Real Sociedad është ekipi që bën më shumë faulle në fushën kundërshtare.

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të këtij takimi, Simeone theksoi se Sociedad i ndërpret shpejt kundërsulmet.

“Nesër do të luajmë kundër një ekipi që luan shumë mirë. Luan me shumë lojtarë në sulm.

Është skuadra që bën më shumë faulle në transfertë.

Në atë situatë, është në gjendje të ndërpresë shpejt kundërsulmet dhe kjo është diçka që duhet ta kemi parasysh”-tha tekniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat