Bergamaskët vuajnë në transfertë

Futboll

Bergamaskët vuajnë në transfertë

Më: 27 maj 2023 Në ora: 15:20
Logo e Interit e Atalantës

Interi do të presë Atalantën në orën 20:45 në sfidën e parafundit në kampionat teksa do të synojnë fitoren ose barazimin për të siguruar kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Championsit. Ja statistikat e përballjeve mes zikaltërve dhe bergamaskëve:

Interi fitoi ndeshjen e fundit të Serisë A kundër Atalantës (3-2 në ndeshjen e parë) dhe nuk ka arritur dy fitore në një sezon të vetëm në kampionat kundër bergamaskëve që nga 2014/15.

Atalanta ka humbur 65 ndeshje në Serinë A kundër Interit (24 fitore, 34 barazime), vetëm kundër Juventusit (66) ka pësuar më shumë humbje në kampionat.

Atalanta nuk ka arritur të shënojë në pesë nga tetë ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër Interit në Serinë A. Në periudhën nga 2014/15 e në vazhdim, zikaltrit janë skuadra ndaj së cilës bergamaskët kanë më shumë ndeshje pa shënuar në transfertë në kompeticion.

Interi ka humbur 12 ndeshje këtë sezon të Serisë A. Në epokën e tri pikëve për një fitore, zikaltrit kanë bërë më keq vetëm në katër raste: 14 humbje në 1998/99, 2011/12 dhe 2016/17, 16 në 2012/13.

Interi ka shënuar shtatë gola në dy ndeshjet e fundit në shtëpi në Serinë A, po aq gola sa ka shënuar në tetë ndeshjet e mëparshme në shtëpi në këtë kompeticion.

Atalanta ka fituar katër nga gjashtë ndeshjet e fundit të Serisë A (2 humbje), po aq fitore sa në 12 ndeshjet e mëparshme të luajtura në kampionat (3 barazime, 5 humbje).

Atalanta ka pësuar gol në të gjashta ndeshjet e fundit jashtë shtëpisë në kampionat dhe nuk ka bërë më keq që nga tetori 2020, kur arritën tetë ndeshje radhazi në transfertë me të paktën një gol të pësuar.

Interi ka shënuar gjashtë gola pas rikuperimeve në fazën sulmuese këtë sezon, aq sa Milani e Napoli, me Atalantën që renditet pas tyre me pesë gola. Zikaltrit janë edhe në krye të klasifikimit për golat e shënuar me aksion pas të paktën 8 pasimesh (10 gola).

Atalanta është viktima e preferuar e Edin Xhekos në Serinë A. Sulmuesi i Interit ka shënuar 9 gola kundër bergamaskëve në ndeshjen e parë përfshirë dopietën në fazën e parë.

– Luis Muriel, i cili ka shënuar pesë gola në Serinë A kundër Interit, dha një asist në ndeshjen e fundit, kundër Veronës. Sulmuesi i Atalantës nuk ka marrë pjesë në të paktën një gol në dy ndeshje radhazi në kompeticion që nga tetori i kaluar:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat