Ferdinand: Ja çfarë s’më bind te Osimhen

Futboll

Ferdinand: Ja çfarë s’më bind te Osimhen

Më: 27 maj 2023 Në ora: 16:11
Osimhen

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand, i ka kërkuar klubit të Old Trafford-it të nënshkruajë me një sulmues të mirë për të luftuar për titullin në Premier League sezonin e ardhshëm.

Djajtë e Kuq janë në merkato për të gjetur një numër 9, me Harry Kane dhe Victor Osimhen që janë dy objektivat kryesorë të klubit.

Ferdinand paralajmëroi se blerja e nigerianit mund të përbëjë një rrezik, por ai gjithashtu ndau mendimet e tij për situatën e Kane te Tottenham.

Kane ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Spurs, që do të thotë se ai mund të largohet nga Tottenham Stadium.

Sulmuesi anglez do të mungojë në Champions League sezonin e ardhshëm; Osimhen udhëhoqi Napolin drejt titullit të Serie A dhe do të jetë në kompeticionet europiane.

Dyshja ka shënuar më shumë se 20 gola për klubet e tyre përkatëse, duke tërhequr interes edhe nga skuadrat e tjera. Ferdinand tha përmes kanalit të tij Five në YouTube:

“Janë dy emra që vazhdojnë të dalin – Osimhen nga Napoli dhe Harry Kane. Në fund të fundit, varet nga Kane dhe (presidenti i Tottenham) Daniel Levy.

“Nëse ata të dy thonë ‘po, ne pranojmë’, mendoj se Manchester United ia del mbanë.

Shifrat nuk mund të jenë të çmendura, Levy duhet të jetë realist. Ata kanë marrë gjithçka nga Harry Kane.

“Osimhen është një çështje tjetër. Ai ka qenë numër 9 në një ekip dominues në kampionat. A mund ta bëjë këtë edhe në Premier League? Askush nuk e di këtë. Ky është rreziku që United do të merrte nëse do të zgjidhte atë.

“Ky është rreziku i vetëm që shoh. Ai nuk e njeh kampionatin. Është shumë i aftë dhe shënon gola, por ka një faktor të panjohur nëse ai mund të luajë në Premier League? A mundet të përshtatet në kampionatin anglez?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat