Askush si ylli i Bayernit

Futboll

Askush si ylli i Bayernit

Më: 27 maj 2023 Në ora: 19:14
Bayern

Bayern Munchen fitoi titullin më të pabesueshëm të viteve të fundit. Bavarezët u shpallën sot kampionë të Gjermanisë për herë të 11-të radhazi.

Trofeu i madh shkon drejt Mynihut për herë të 33-të në histori.

Fitorja 1-2 ndaj Koln solli parakalimin në “frymën e fundit” kundrejt Borussia Dortmund, që ngeci në “Signal Iduna Park” përballë Mainzit (2-2). Skuadra e Tuchel fitoi titullin për shkak të golavarazhit më të mirë.

Kingsley Coman shënoi golin e parë në minutën e tetë. Supergol i francezit, i cili ka fituar titullin e 12-të në po kaq sezone si profesionist!

Sulmuesi i majtë është shpallur kampion në Francë dhe Itali, duke triumfuar nga dy herë me PSG-në dhe Juventusin. Më pas tetë herë radhazi kampion në Gjermani me Bayernin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat