Fitorja ndaj Atalanta më e rëndësishme se ndeshja ndaj Cityt

Futboll

Fitorja ndaj Atalanta më e rëndësishme se ndeshja ndaj Cityt

Më: 28 maj 2023 Në ora: 13:31
Onana

Pas Napoli e Lazio, skuadra e Inter ka siguruar një vend në Champions League sezonin tjetër.

Fitorja 3-2 ndaj Atalanta kualifikoi matematikisht ekipin zikaltër, që është në garë edhe për fitimin e këtij edicioni. Më 10 qershor, Inter do të luajë në Stamboll ndaj Manchester City në finale.

“Kjo ndeshje ndaj Atalanta ishte shumë e rëndësishme për ne, ishte si një finale, po aq e rëndësishme sa edhe finalja që do të luajmë pas dy javësh.

Ndoshta kjo ndeshje ishte më e rëndësishme se ajo që do të luajmë ndaj City.

Jam i kënaqur për këtë fitore dhe për këtë arritje”, tha Onana.

“Tani na duhet të bëjmë edhe një sforco të fundit, por kam shumë besim te skuadra, pasi gjithnjë përpiqem të shoh anën pozitive edhe pse në jetë ka gjëra pozitive e negative.

Vij nga një shtet tjetër, kam kaluar momente të vështira, por gjithnjë jam përpjekur të marr dhe jap më të mirë, pasi të qash nuk ia vlen”, tha Onana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat