Everton siguron qëndrimin

Futboll

Everton siguron qëndrimin

Më: 28 maj 2023 Në ora: 20:37
Everton

Everton ka siguruar qëndrimin në Premier League duke mposhtur 1-0 Burnemouth në javën e fundit.

Goli që i dha 3 pikë të arta vendasve u realizua nga Doucoure 57′.

Leicester rrëzohet nga Premier League edhe pse mposhti 2-1 West Ham.

Dhelprave do t’i bashkohen në Championship Leeds dhe Southampton.

Ndërkohë, Arsenali mposhti 5-0 Wolves, United triumfoi 2-1 ndaj Fulham, ndërsa kampionët e Premier League u mposhtën 1-0 nga Brentford.

Nga sezoni i ardhshëm, City, United Newcastle dhe Arsenali  do të luajnë në Champions. Liverpool dhe Brighton do të luajnë në Europa League, ndërsa Aston Villa në Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat