Ten Hag nuk e do më

Futboll

Ten Hag nuk e do më

Më: 28 maj 2023 Në ora: 22:21
Ten Hag

Djajtë e Kuq kanë siguruar kualifikimin për në Champions League dhe tashmë po mendojnë të rindërtojnë skuadrën për të luftuar për titullin në Premier dhe për të thyer dominimin e kushërinjve të qytetit.

Ten Hag ka dhënë indikacione të sakta për drejtuesit, madje edhe për lojtarët që nuk janë pjesë e projektit dhe që duhet të bëjnë valixhet në verë.

Një nga emrat në listën e largimeve është Harry Maguire, i cili në 2019-ën u bë mbrojtësi më shtrenjtë në histori pas 80 milionë sterlinave të shpenzuara nga United për ta marrë nga Leicester.

United synon të hidhet në sulm për Kim të Napoli-t, duke paguar 60 milionë euro të klauzolës së lirimit të mbrojtësit korean të vendosur nga De Laurentiis.

Maguire do t’i lironte vend atij, me klubin e Old Trafford që do të ishte gati për ta huazuar anglezin nëse nuk gjen blerës në gjendje të marrin përsipër blerjen e tij.

Djajtë e Kuq do të kursenin pagën mbi 12 milionë euro në sezon dhe të mëdhatë e Italisë mund të përfitonin nga kjo situatë, siç shkruan Givemesport.com.

Roma mund të përsërisë goditjen e realizuar verën e kaluar me Smalling ndërsa Interi, Juventusi dhe Milani po e ndjekin gjithashtu.

Nuk duhet përjashtuar as qëndrimi i Maguire në Premier League: nga Newcastle te West Ham, duke kaluar nëpër Crystal Palace dhe Fulham, të gjitha pista që anglezi mund të marrë në konsideratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat