Barcelona ëndërron

Futboll

Barcelona ëndërron

Më: 30 maj 2023 Në ora: 14:04
Xavi

Rikthimet janë gjithmonë të bukura, sidomos kur bëhet fjalë  për Lionel Messin.

Tifozët e Barcelonës kanë filluar të ëndërrojnë, pas sezonit problematik që Messi kaloi në Paris me PSG. Rreth kësaj teme ka folur edhe trajneri i katalanasve, Xavi.

“Leo mund të luaj në role dhe pozicione të ndryshme sulmues i fshehur, anësor ose më shumë brenda fushës, madje edhe playmaker për të bërë pasimin e fundit.

Tani ai pothuajse është bërë mesfushor dhe ndoshta ai ka humbur pak eksplozivitetin, por në Kupën e Botës pamë një Messi të jashtëzakonshëm.

Për mua, ai ka ende vite në një nivel të lartë përpara tij, nuk kam dyshim se do të ndihmonte”,- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat