Real Madridi apo Brazili?

Futboll

Real Madridi apo Brazili?

Më: 31 maj 2023 Në ora: 11:21
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti do të jetë trajner i Real Madridit edhe për sezonin e ardhshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga burimet pranë klubit për prestigjozen spanjolle.

“AS” raporton se Real Madridi priti konfirmimin e teknikut italian me insistimin e Konfederatës Braziliane (CBF) për nënshkrimin e tij.

Ndër të tjera prestigjozja spanjolle ka zbuluar se trajneri do të përforcojë ekipin teksa priten dhe nënshkrime.

Njëri do të jetë Joselu, i cili do të zëvendësojë Marianon ndërsa transferimi tjetër do të varet nga vendimi i Benzemasë.

Asensio do t’i japë lamtumirën tifozëve të Real Madridit këtë të diel.

Sebajos dhe Naço pritet të rinovojnë, gjë që në mungesë të një njoftimi zyrtar tashmë e kanë bërë Kros dhe Modriç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat