Flet para finales

Futboll

Flet para finales

Më: 31 maj 2023 Në ora: 14:44
Lamela e Mourinho

Roma dhe Sevilla do të përballen mbrëmjen e sotme në Budapest, në finalen e Europa League, teksa pak orë para takimit, ka folur edhe sulmuesi argjentinas i andaluzianëve, Erik Lamela.

Ky i fundit është edhe ‘ish’-i i madh i takimit, pasi ka luajtur për dy sezone në periudhën 2011-2013, teksa ka folur edhe për raportet me Mourinhon, të cilin e ka pasur trajner te Tottenhami, por edhe Dybalën.

Roma – Kam kujtime të jashtëzakonshme nga Roma si klub, por edhe Roma si qytet. Ishte klubi i parë europian që më besoi, duke më marrë nga Amerika e Jugut dhe ka kaluar dy sezone të mrekullueshme.

Tani jam më i pjekur dhe përgatitem ndryshe, megjithatë kam shumë miq në Romë dhe e shijoj gjithmonë udhëtimin atje.

Mourinho – Kam një raport shumë të mirë me të, pasi kemi kaluar disa kohë bashkë te Tottenham dhe kemi shkuar mirë. Është një person special, argëtues, që të transmeton energjitë e tij dhe di të udhëheqë skuadrën.

Dybala – Kam marrëdhënie shumë të mira dhe kam folur me të sapo u përcaktua finalja, por nuk e kam pyetur për gjendjen fizike. Shpresoj të luajë, pasi është një lojtar i madh dhe e meriton finalen. Duke njohur Mourinhon, nuk besoj se do të mbetet jashtë, megjithatë ne duhet të mendojmë për vete dhe të përgatisim si duhet finalen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat