Dybala: Kemi besim

Futboll

Dybala: Kemi besim

Më: 31 maj 2023 Në ora: 14:46
Dybala

Pragsfida e finales së Ligës së Kampioneve i dhuron buzëqeshjen e parë Zhoze Murinjos dhe të gjithë shpresojnë që ky të jetë një ogur i mirë. 

Edhe pse trajneri portugez ishte skeptiku më i madh, Paulo Dybala është stërvitur me ritëm të plotë ditën e djeshme dhe sot do të jetë në dispozicion të “Special One”, për të kërkuar fitoren e Ligës së Europës.

Madje, vetë sulmuesi argjentinas ka kërkuar që të jetë me çdo kusht pjesë e kësaj sfide dhe ka bërë të pamundurën për të qenë i gatshëm, madje duke djegur edhe kohët e rikuperimit.

Ish-juventini për më shumë ka dashur që t’i japë një sinjal edhe grupit verdhekuq, duke postuar për të karikuar skuadrën: “Do të ishte diçka gjigante që të shkruanim sërish historinë për Romën dhe ne prandaj jemi këtu, prandaj jemi pjesë e kësaj skuadre.

Për më shumë kemi edhe një trajner ekspert si Zhoze Murinjo, që do të na ndihmojë të gjithëve për të qenë të qetë dhe të gatshëm për të përballuar siç duhet një sfide kaq të rëndësishme si kjo. Mjafton të shohësh sukseset në karrierën e Murinjos për të kuptuar aftësisë e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat