Interi i hap derën vetëm nëse largohet Gosens

Futboll

Interi i hap derën vetëm nëse largohet Gosens

Më: 31 maj 2023 Në ora: 14:55
Logo e Interit

Interi i hap derën vetëm nëse largohet Gosens.

Ivan Perishiq mund të rikthehet te Interi një vit pas vendimit të tij për t’u transferuar te Tottenham me parametra zero.

“Tuttosport” shkruan se anësori kroat pati një sezon të vështirë në Liondër dhe vendi i tetë nuk do t’i lejojë “Spurs” të marrin pjesë në kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Interi nuk është kundër rikthimit të tij, por vetëm në rast të shitjes së Robin Gosens dhe me kusht që lojtari të heqë dorë nga një pjesë e pagës së tij duke qenë se fiton 6 milionë euro neto me klubin anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat