Messi i jep 10 ditë kohë Barcelonës

Futboll

Messi i jep 10 ditë kohë Barcelonës

Më: 31 maj 2023 Në ora: 17:12
Messi

Leo Messi dëshiron të vendosë sa më shpejt të ardhmen e tij. 

Ai ka përjashtuar mundësinë e vazhdimit në Paris Saint Germain shumë kohë më parë dhe argjentinasi duhet të zgjedhë mes dy rrugëve: Arabisë Saudite apo Barcelonës. 

Messi i ka dhënë Barçës dhjetë ditë kohë për të konfirmuar nëse rikthimi i tij është i zbatueshëm. 

Ndërkohë, klubi është ende duke pritur që LaLiga të pranojë planin e saj të qëndrueshmërisë.

Messi dëshiron të kthehet në Barcelonë, është prioriteti i tij dhe dëshira e tij e madhe, sipas asaj që thonë njerëzit rreth tij, raporton Relevo.

E para është që brenda 10 ditëve klubi katalonas t’i kthejë përgjigje nëse mund të realizohet rikthimi i tij.

Dhe, kërkesa e dytë është fanella me numrin 10-të, që Messi e pati gjatë pothuajse tërë periudhës së tij në “Camp Nou”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat