​Pendohet Perisic, kërkon rikthimin te Interi

Futboll

​Pendohet Perisic, kërkon rikthimin te Interi

Më: 31 maj 2023 Në ora: 17:45
Ivan Perisic

Raportime të shumta në Itali pretendojnë se anësori i Tottenhamit, Ivan Perisic dëshiron të kthehet në Inter pas një sezoni zhgënjyes në Londrën Veriore.

Kroati iu bashkua Tottenhamit të Antonio Contes si agjent i lirë një vit më parë, por sezoni i tij me “Spursat” ka qenë shumë zhgënjyes, me vetëm një gol në 44 paraqitje në të gjitha garat.

Gazetat italiane “Tuttosport” dhe “Calciomercato” pretendojnë se anësori dëshiron të kthehet në Inter, por paga e tij prej 6 milionë euro në vit e bën të vështirë për Beppe Marotta që ta rikthejë atë.

Interi gjithashtu ka opsione solide në krahun e majtë si Federico Dimarco dhe Robin Gosens dhe vetëm nëse gjermani largohet, Perisic mund të ketë një shans të luajë përsëri për Interin, përcjellë KosovaPress.

Sipas “Calciomercato”, Perisic është penduar që iu bashkua Tottenhamit dhe tashmë ka diskutuar një rikthim të mundshëm me Marottan.

34-vjeçari ishte në tribuna në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Milanit në fillim të këtij muaji dhe gjithashtu do të jetë në Stamboll për të parë ish-shokët e tij të skuadrës në finale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat