​Orët vendimtare për të ardhmen e Messit

Futboll

​Orët vendimtare për të ardhmen e Messit

Më: 31 maj 2023 Në ora: 22:12
Lionel Messi

Lionel Messi pritet të vendosë në orët në vijim se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, por e vetmja gjë që duket e sigurt është se nuk do të jetë te Barcelona.

Messi nuk do të kishte dashur asgjë më shumë se të kthehej në vendin që ishte shtëpia e tij që kur u largua nga Argjentina si 12-vjeçar në ndjekje të ëndrrës së tij futbollistike.

Por agjenti i tij i ka thënë Barcelonës se vendimi për të ardhmen e tij është i afërt dhe ata nuk mund të presin më për një propozim prej tyre që nuk ka mbërritur, pavarësisht premtimeve të tyre.

35-vjeçari fitues i Kupës së Botës dëshiron të qëndrojë në Evropë, por pasi u vendos që ai të largohej nga Paris St-Germain këtë verë, ofertat nga kontinenti nuk kanë qenë mjaft tërheqëse.

Në Arabinë Saudite ka zyrtarë qeveritarë që punojnë tashmë për blerjen e tij. Atyre u është thënë se Messi ka pranuar një ofertë shumë fitimprurëse nga Al-Hilal dhe po përgatitet për këtë lëvizje.

Skuadra amerikane Inter Miami është një tjetër opsion, megjithëse një marrëveshje e raportuar huazimi mes tyre dhe Barcelonës ku ai do të përfundonte përkohësisht në klubin katalanas nuk është në tavolinë.

Koha dhe shpallja e vendimit të tij do të vendoset nga klubi i tij i ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat