Messi nuk do të rikthehet te Barcelona

Futboll

Messi nuk do të rikthehet te Barcelona

Më: 31 maj 2023 Në ora: 23:02
Messi

Lionel Messi pritet të vendosë në orët në vijim se ku do të luajë sezonin e ardhshëm dhe e vetmja gjë që duket e sigurt është se nuk do të jetë te Barcelona, raporton BBC.

Messi nuk do të kishte dashur asgjë më shumë se të kthehej në vendin që ishte shtëpia e tij që kur u largua nga Argjentina si 12-vjeçar në ndjekje të ëndrrës së tij futbollistike.

Por kampi i tij i ka thënë Barcelonës se vendimi për të ardhmen e tij është i afërt dhe ata nuk mund të presin më për një propozim prej tyre.

35-vjeçari fitues i Kupës së Botës dëshiron të qëndrojë në Evropë, por pasi u vendos që ai të largohej nga Paris St-Germain këtë verë, ofertat nga kontinenti i vjetër nuk kanë qenë mjaft tërheqëse.

Në Arabinë Saudite ka zyrtarë qeveritarë që punojnë tashmë për mbërritjen e tij.

 Atyre u është thënë se Messi ka marrë një ofertë shumë fitimprurëse nga Al-Hilal dhe po përgatitet për lëvizjen.

Skuadra amerikane Inter Miami është një tjetër opsion, por nuk ka pasur diçka konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat