Te Milani?

Futboll

Te Milani?

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 11:51
 Ruben Loftus-Cheek

Afati kalimtar i verës ende nuk është hapur zyrtarisht, por kjo nuk i ka penguar shumë nga klubet më të mëdha evropiane që të bëjnë tashmë listat e tyre se kush do të shkojë dhe kush do të qëndrojë për sezonin e ardhshëm.

Mes lojtarëve që duket se nuk do të ketë vend pas ardhjes së trajnerit të ri te Chelsea është Ruben Loftus-Cheek.

Reprezentuesi anglez, i cili luajti për të rinjtë e Chelseat për një dekadë para se të hynte në ekipin e parë më 2014, ka pasur vështirësi që ta gjejë veten, duke bërë që t'i kalojë dy periudha në huazim: te Crystal Palace dhe Fulham. 

Sipas mediave nga Italia, AC Milan ka shfaqur interes për mesfushorin dhe ka gjasa që anglezi të vishet kuqezi nga edicioni tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat