Topi me dorë në zonën e Sevillës

Futboll

Topi me dorë në zonën e Sevillës

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 12:08
Pamje nga ndeshja

“Corriere dello Sport” ka bërë moviolën e finales së Ligës së Europës, Sevilla-Roma, e luajtuyr mbrëmë në Budapest dhe e fituar nga skuadra spanjolle me penallti, pasi koha e rregullt dhe shtesat e stërgjata përfunduan me barazimin 1-1.

Kryesori Taylor gaboi në përgjithësi, sepse: nuk dha karton të verdhë për Spinazzola, Rakitic, Ocampos, Matic dhe Lamela (këta dy të fundit, tashmë të ndëshkuar, i dyti i verdhë do t’i nxirrte jashtë loje). Ai i bëri të gjithë nervozë (përfshirë edhe Sevilla). Në rregull që penalltia e Montiel të përsëritej (Rui Patricio e kishte një këmbë mbi vijën fatale të portës).

Lamela, mungon e kuqja

Lamela godet me bërryla Ibanez, Taylor zgjedh të verdhën. Në fakt, e kuqja mund të jepej aty, goditja është e qartë.

Çfarë gabimi te penalltia

Taylor i jep Sevilla penallti për një prekje të qartë të topit nga Ibanez, pastaj kontakti me Ocampos vijon. Ndërhyn VAR-i dhe penalltia inekzistente anulohet.

Asnjë penallti për Fernando
Kontroll i shpejtë nga VAR për këmbën e ngritur lart të Gudelj ndaj Abrahamit; ai merr topin i pari. Asnjë penallti, megjithatë, ka kontakt (të kërkuar) midis Pellegrinit dhe Rakitic, krahu i Fernandos (paralel me trupin), kontakti Gudelj-Ibanez (gju-gju).

I rregullt goli i Dybala
Gjithçka në rregull në aksionin e golit të Dybala. Kontakt i rregullt mes Cristante dhe Rakitic, para pasimit final për “Joya”, që zhbllokoi rezultatin e ndeshjes.

Topi me dorë në zonën e Sevillës
Protesta nga ana e romanistëve në minutën e 80-të për një prekje të topit me dorë në zonën e rreptësisë nga ana e Fernandos, por për arbitrin dhe VAR ka qenë gjithçka e rregullt.

Moment i dyshimtë, interpretim i hapur për debat, sepse topi ndryshoi drejtim nga prekja me dorë e mbrojtësit spanjoll, me dorën e hapur. Me siguri, nëse do të jepej penallti do të kishte shumë më pak polemika se sa ndodhi në të kundërtën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat