Inter zgjedh partnerin e Lautaros

Futboll

Inter zgjedh partnerin e Lautaros

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 15:15
Mateo Retegui

Inter ka edhe dy ndeshje për të luajtur deri në përfundim të këtij sezoni tepër të gjatë futbollistik për ta, pasi kanë qenë të angazhuar në Serie A, Kupën e Italisë dhe Champions League gjatë gjithë sezonit.

Gjithsesi, kjo nuk i ndalon dot zikaltërit të mendojnë edhe për të ardhmen e tyre.

Mateo Retegui është i preferuari i drejtuesve zikaltër. Sulmuesi italo-argjentinas, tashmë pjesë e kombëtares italiane, është objektivi i parë për sulmin e sezonit të ardhshëm dhe lajmet nga Argjentina e konfirmojnë këtë.

Sipas “TycSports”, agjentë të zikaltërve kanë qenë të hënën për të vëzhguar nga afër sulmuesin në ndeshjen Tigre-Boca Juniors.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat