Shkëndija e kthen Adilin!?

Futboll

Shkëndija e kthen Adilin!?

Nga: K.G.. Më: 2 qershor 2023 Në ora: 17:39
Mevlan Adili

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka nisur përgatitjet për sfidat evropiane.

Me synim të paraqitjes sa më të mirë, drejtuesit e skuadrës këto ditë po punojnë fort për të angazhuar futbollistë të rinj që do të plotësojnë pozitat vakante.

Kështu që, Shkëndija planifikon që të rikthejë në radhët e saja Mevlan Adilin, mbrojtësin që dikur kishte veshur fanellën kuqezi.

Për herë të fundit ai ka luajtur për skuadrën e Bylisit në Shqipëri, ndërsa ka eksperiencë edhe në Rusi, Lituani e Rumani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat