Paradoksi Cancelo

Futboll

Paradoksi Cancelo

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 18:20
Joao Cancelo

Cila do të jetë e ardhmja e Joao Cancelo?

të rejat e fundit nga merkato e shikojnë portugezin larg Bayern Munich dhe larg Manchester City-t.

Sipas mediave gjermane ka pak mundësi që bavarezët të plotësojnë kërkesat e anglezëve prej 70 milionë eurosh për blerjen përfundimtare të futbollistit.

Nga ana tjetër, prishja e marrëdhënieve e mbrojtësit të krahut me Pep Guardiola, që e ka shtyrë të ndërronte skuadër janarin e kaluar, e bën të komplikuar qëndrimin e tij te City.

Arsenal-i ka treguar interes kundrejt tij, edhe pse lojtari nuk ka më ndërmend të luajë në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat