Ramos largohet nga PSG

Futboll

Ramos largohet nga PSG

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 22:52
Ramos

Paris Saint-Germain njoftoi këtë të premte largimin e Sergio Ramosit, qendërmbrojtësit spanjoll, të cilit i përfundon kontrata me skuadrën franceze në fund të këtij sezoni.

Pas dy sezonesh në Paris, mbrojtësi 37-vjeçar do të marrë një tjetër drejtim në karrierën e tij dhe interesimi i klubeve në Arabinë Saudite është evident.

Sergio Ramos mbërriti në Paris në korrik 2021, me kosto zero, pasi i dha fund një periudhe 16-vjeçare te Real Madridi. 

Në Paris, ai u aktivizua në 57 ndeshje, në të cilat shënoi pesë gola dhe fitoi dy kampionate dhe një Superkupë.

“Veshja e kësaj fanelle për dy sezone ishte një përvojë përrallore. E vlerësoj gjithë mbështetjen që më dhanë”, tha lojtari me përvojë në momentin e lamtumirës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat