Fanella e Telushit peshon rëndë

Futboll

Fanella e Telushit peshon rëndë

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 16:21
Telushi - majtas

Fanella e Telushit peshon shumë! Partizani ka nxjerrë një njoftim të fundit ku tregon se fanella e këtij lojtari ka dalë në ankand dhe secili mund të vendos ofertën e tij për të marrë.

Gjithashtu ajo është e nëshkruar nga gjithë ekipi i Partizanit. Kjo është një iniciativë ku të ardhurat nga shitjet do të shkojnë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.

“175 klube evropiane 1 kauzë e rëndësishme

Ne jemi krenarë që mbështesim ECA dhe UNCHR në ankandin e  fanelave të nënshkruara, të ardhurat e të cilave do të shkojnë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.

Vendosni ofertën tuaj për fanelën e kapitenit Telushi, te nënshkruar nga i gjithë ekipi i Partizanit, apo për fanelat e disa prej klubeve më të famshme evropiane”, shkruan Partizani..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat