Fernandes: Të gjithë jemi të dëshpëruar

Futboll

Fernandes: Të gjithë jemi të dëshpëruar

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 12:45
Bruno Fernandes

Mesfushori i Man Unitedit, Bruno Fernandes, ka folur pas humbjes kundër Man Cityt.

‘Djajtë e Kuq’ dje humben finalen e FA Kupës kundër rivalëve të qytetit, Man City.

Fernandes thotë se e gjithë skuadra është e dëshpëruar për disfatën pësuar nga ‘Qytetarët’.

“Ne jemi të gjithë të dëshpëruar.

Është e vështirë, ne donim ta mbyllnim sezonin ndryshe, por nuk mundëm”, ka thënë portugezi.

 “Në përgjithësi është një sezon për t'u mbajtur mend, por nuk është as një sezon i keq.

Jemi të vetëdijshëm se mund të bëjmë ende më shumë dhe të fitojmë trofe të tjerë, madje edhe më të rëndësishëm”, ka theksuar Fernandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat