Kjo është përgjigja e Guardiolës

Futboll

Kjo është përgjigja e Guardiolës

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 14:07
Guardiola e Gundogan

E ardhmja e yllit të Manchester Cityt, Ilkay Gundogan është e paqartë.

Mesfushori gjerman dje shkëlqeu në fitoren e ‘Qytetarëve’ kundër Man Unitedit, duke shënuar dygolësh dhe duke ia siguruar trofeun e FA Kupës skuadrës së Pep Guardiolës.

Tekniku spanjoll duke folur për mediet angleze, ka thënë se drejtori sportiv i City-t është duke punuar në këtë drejtim.

“Shpresoj që DS-ja i jonë do të fitojë. Ai po punon për këtë”, ka thënë shkurt Guardiola.

Gundogan është synim i gjigantit katalonas, Barcelonës.

Kujtojmë se gjermani ka bërë një sezon të madh me City-n, skuadër më të cilën tashmë ka fituar dy trofe, Premier Leaguen dhe Fa Kupën dhe është në rrugë të mirë ta fitojë tripletën pasi që më 10 qershor në Stamboll, City luan finalen e madhe kundër Interit në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat