Ferizaj e largoi vetveten prej lige!

Futboll

Ferizaj e largoi vetveten prej lige!

Nga: K. Goca Më: 4 qershor 2023 Në ora: 23:25
Ferizaj

Në kushte të punës normale, të një harmonie të përpiktë, të një bashkëpunimi, sikur mos t’ia pini duhanin tinëz kryetarit të Klubit Lullzim Abazi, Ferizaj sot do të duhej të mendonte si të përgatitej për garat evropiane dhe jo tani të kërkojnë fajin si u larguan nga elita.

Disa futbollistë janë përgjegjës që humbën disa ndeshje në kampionat së bashku me kryesinë që ka duruar shumë “rrëmuja” në stinorin vjeshtor sepse vjeshta i ka penalizuar!

Aq më keq ka duruar që të sillen brenda dhe rreth klubit disa që e kanë gojën përplot dashuri false për Ferizajn.

Krejt këto punë i dijnë nga Arbnor Morina, që u largua nga pozita e trajnerit, kryetari i klubit, Lulzim Abazi, por llogari duhet të kërkohet edhe nga Agron Selmani, ish drejtori sportiv e deri të i fundit.

Vështirë është të funksionojë një klub shëndoshë kur pihet duhani tinëz.

Ferizaj nuk e ka problem të bie e të rikthehet në elitë, por para se gjithash duhet të pastrohet nga disa viruse që i ka brenda apo edhe që i sillen përreth për të përfituar diçka në emër të dashurisë së rrejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat