Lamtumira e Ibrës

Futboll

Lamtumira e Ibrës

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 23:31
Zlatan Ibrahimoviçi

Tifozët e Milanit e bënë Zlatan Ibrahimoviçin të lotojë përpara ndeshjes së kuqezinjve në Serinë A kundër Veronës, teksa në fund të saj u organizua një ceremoni speciale lamtumire.  

41-vjeçari do të largohet nga klubi në fund të kontratës së tij në qershor. Dëmtimet e shumta, e penalizuan Ibrën këtë sezon, duke shënuar një gol në katër paraqitje. 

Sulmuesi suedez është ende i lënduar, kështu që nuk pati mundës t’u japë lamtumirën tifozëve të Milanit në fushë. 

Tifozët e Milanit e përlotën sulmuesin legjendar përpara fillimit të ndeshjes me një mesazh në “Curva Sud” që shkruhej: ‘Zot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat