Publikohet formacioni më i mirë i Kosovës sipas statistikave

Futboll

Publikohet formacioni më i mirë i Kosovës sipas statistikave

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 20:27
Kosova

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i Kosovës, bazuar në atë që lojtarët e “Dardanëve” prodhuan gjatë këtij sezoni futbollistik.

Në bazë të statistikave, Kosova rreshtohet me formacionin 4-3-3 teksa pozicioni i portierit i takon Arijanet Muric i cili aktivizohet me Burnley në Championship teksa ia ka dalë ta mbajë portën e paprekur në 19 raste duke kontribuar në rikthimin e skuadrës në Premier League.

Në mbrojtje ka vend për Leart Paçaradën e St. Paulit në Ligën e Dytë gjermane, Mirlind Kryeziut që aktivizohet me Zurich në Zvicër, ndërsa sigurisht nuk mund të mungojë kampioni i Italisë me Napolin, Amir Rrahmani. Në krahun e majtë ka vend për Florent Hadërgjonaj që luan me Kasimpasa në Turqi.

Sa i përket repartit të mesfushës, ai përbëhet nga Elbasan Rashani i Clermont në Ligue 1 franceze, Betim Fazlijin e St. Paulit dhe Florent Muslija që vjen po nga liga e dytë gjermane ku aktivizohet me Paderbornin.

Në sulm, rreshtohet treshja Edon Zhegrova, Vedat Muriqi dhe Milot Rashica. Ky i fundit u shpall kampion me Galatasarayn në Turqi ndërsa kontribuoi edhe me katër gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat