Tifoz special për Interin

Futboll

Tifoz special për Interin

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 23:58
Adriano

Ish-sulmuesi brazilian, Adriano nuk e ka aspak problem të vendosë bast 2 mijë euro (10 mijë reais brazilian) kur bëhet fjalë për skuadrën e tij të zemrës, Interin. 

“Perandori” ka publikuar në rrjetet sociale një bast prej 2 mijë eurosh për fitoren e Interit në finalen e UEFA Champions League në Stamboll në 10 qershor kundër Sitit të Pep Guardiolës.

Në rast se zikaltërit e Inzagit do të triumfojnë Adriano do të arkëtojë 14 mijë euro. 

Adriano Leite Ribeiro, i cili tashmë është 41-vjeç, iu bashkua Interit në vitin 2001 dhe lulëzoi ndërsa ishte i huazuar te Fiorentina Fe Parma përpara se të kthehej në bazë në 2004. 

Megjithatë, jeta dhe karriera e tij dolën jashtë kontrollit pasi nuk arriti të përballej me vdekjen e papritur të babait të tij dhe ai përfundimisht u tërhoq nga futbolli në vitin 2016. Braziliani nuk arriti ta shpaloste kurrë gjithë potencialin e tij..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat