Brazili nuk është dorëzuar

Futboll

Brazili nuk është dorëzuar

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 00:03
Ancelotti

E ardhmja e Carlo Ancelottit në Real Madrid ka qenë objekt spekulimesh gjatë muajve të fundit.

Italiani ka përsëritur shpeshherë dëshirën e tij për të qëndruar në “Santiago Bernabeu” për të paktën edhe një sezon.

Megjithatë, Ancelotti vazhdon të jetë në shënjestër të Federatës së Futbollit të Brazilit, sipas “Mundo Deportivo”.

Kombëtarja braziliane vazhdon të jetë pa trajner që prej largimit të Tites.

Presidenti i Federatës braziliane, Ednaldo Rodrigues, nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të punësuar Ancelottin.

Pavarësisht deklaratës së vazhdueshme të 63-vjeçarit për të qëndruar në Real Madrid, Rodrigues ka pranuar se ende nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për ta bindur atë.

“Ne bëmë një plan, ‘Plani A’ është Ancelotti. Siç thonë në boks, nuk e kam hedhur ende peshqirin”, është shprehur ai.

Mbetet për t’u parë nëse Brazili do t’ia del ta bindë Carlo Ancelottin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat