Barcelona nuk dorëzohet

Futboll

Barcelona nuk dorëzohet

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 16:33
Leo Messi

Leo Messi pritet të transferohet tek Inter Miami në kampionatin MLS.

Sipas Guilleme Balague, Messi ka marrë vednimin të shkojë në klubin e David Beckham. Kjo pasohet nga raportimi i “L’Equipe”, që tha se klubi me bazë në Florida të Jugut ishte në krye për nënshkrimin e Messit pasi argjentinasi filloi të merrte oferta zyrtare nga Arabia Saudite.

Pati gjithashtu një flirt me një rikthim në Barcelonë, për të cilin babai i tij, Jorge Messi ka treguar se do të ishte destinacioni i preferuar.

Megjtihatë, duke marrë parasysh paqëndrueshmërinë financiare të klubit spanjoll, mundësia që kjo lëvizje të realizohej ishte e zbehtë.

Në lidhje me transferimin në Arabinë Saudite, “L’Equipe” thotë se Messi dhe gruaja e tij Antonella nuk e pëlqejnë faktin për t’u zhvendosur bashkë me tre fëmijët e tyre në shkretëtirën e Gjirit. Kur bëhet fjalë për Barceëlonën, Antonella dhe Messi mbeten ende të interesuar për një rikthim.

Por sipas mediumit francez, një mosbesim i vazhdueshëm ndaj presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, është të paktën një nga arsyet pse nuk është e mundur.

Marrëveshja e cila mundëson kalimin e Messit te Inter Miami thuhet se përfshin kontribute nga dy prej partnerëve më të mëdhenj tregtarë të MLS. AppleTv, mbajtësi aktual i të drejtave të transmetimit dhe Adidas, sponsori i kampionatit amerikan.

MLS dhe Apple thuhet se kanë diskutuar t’i ofrojnë Messit një pjesë të të ardhurave të krijuara nga transmetuesit e rinj. Apple po punon gjithashtu në një dokumentar me katër pjesë që rrëfen katër paraqitjet e Messit në Kupën e Botës. Ndërkohë Adidas thuhet se po i ofron argjentinasit një marrëveshje për ndarjen e fitimit me gjigandin e veshjeve sportive.

Ka gjithashtu zëra se Messi do të ketë të njëjtin opsion në kontratën e tij që Beckham iu dha duke lejuar më pas argjentinasin të blejrë një aksion në një klub në MLS me një çmim të paracaktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat