Dortmundi konfirmon transferimin e vitit

Futboll

Dortmundi konfirmon transferimin e vitit

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 17:23
Xhud Belingam

Xhud Belingam është zyrtarisht futbollist i Real Madridit dhe vetë klubi i Borusia Dortmundit e ka konfirmuar kalimin e sulmuesit anglez, duke zbuluar edhe detajet e transferimit.

Belingam do të firmosë një kontratë që e mban të lidhur deri në vitin 2029.

Marrëveshja i ka kushtuar Realit plot 103 milionë euro, ndërkohë që Dortmundi mund të përfitojë edhe 30 milionë euro të tjera nga bonuset. Belingam do të veshë fanellën me numrin 7 te Real Madrid, numër të cilin e la të lirë vetëm pak ditë më parë Eden Hazard.

Prezantimi i tij në Madrid do të bëhet pas pak ditësh dhe pritet që të prezantohet në “Santiago Bernabeu”. Ky është afrimi i parë i madh i Realit në këtë merkato vere, teksa pritet që në vazhdim të afrohet edhe sulmuesi tjetër anglez, Herri Kejn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat