Eros Grezda bëhet baba për herë të parë

Futboll

Eros Grezda bëhet baba për herë të parë

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 19:05
Fotografia e publikua nga Grezda

Futbollisti i njohur shqiptar, Eros Grezda bëhet baba për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë futbollisti me anë të një postimi në rrjetet sociale. Grezda është bërë me djalë të cilin e ka pagëzuar me emrin e veçantë, Klan.

“Mirë se erdhe i vogli jonë,bebi Kian. Të duam shumë”-shkruan Grezda.

Kujtojmë që futbollisti i njohur disa muaj më parë kurorëzoi dashurinë e tij me martesë me këngëtaren Ajsel Abazi.

Pak kohë më parë ai publikoi një fotografi të përbashkët me gruan e tij në Instagram, ku shihej duke mbajtur me duar barkun e saj të rrumbullakosur. “Mezi pres që të takoj”,- shkruante Grezda në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Rikujtojmë, se Erosi ka qenë i përfolur disa herë në media për jetën e tij private, ku dhe bëri bujë me lidhjen e tij me modelen Oriola Marashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat