Van de Beek: Është koha që të largohem

Futboll

Van de Beek: Është koha që të largohem

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 13:08
Van de Beek

I ardhur me shumë bujë tri vite më parë te Manchester United nga Ajax, mesfushori hoalndez Donny van de Beek ka qenë një dështim me fanellën e “djajve të kuq”.

26-vjeçari që pritej të jepte assist pa fund nuk dha kurrë atë që pritej, duke ngrohur stolin dhe pas tri sezonesh rrezikon të largohet.

Van de Beek ka një kontratë deri në vitin 2025 me Manchester united, ndërkohë që vlera e kartonit të tij është përgjysmuar në 15 milionë euro nga 35 që “djajtë” paguan për ta marrë në vitin 2020.

Gjatë këtyre tri sezoneve ai luajti në formë huazimi për 6 muaj me Everton, ku në 7 ndeshje realizoi 1 gol.

Sipas “The Sun”, mesfushori i ka kërkuar klubit të largohet: “Aventura ime këtu ka qenë një makth, nuk dhashë dhe nuk mora asgjë.

Është koha të iki”, mësohet se Van de Beek i ka thënë klubit.

Ai nuk luan me “djajtë” që prej 3 janarit, ndërkohë që me këtë ekip ka luajtur në total 60 ndeshje (2 gola) në tri sezone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat