Davies mohon gjithçka

Futboll

Davies mohon gjithçka

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 17:52
Alphonso Davies

Prej disa ditësh në media po qarkullonin lajme se që lidhnin anësorin kanadez të Bayern Munich, Alphonso Davies me një kalim të mundshëm te “galaktikët” e Real Madrid gjatë kësaj merkatoje vere.

Mirëpo asgjë nuk është e vërtetë, teksa ditën e sotme vetë anësori ka folur për mediat teksa e ka shprehur qartë dëshirën e tij për të mos u larguar nga “bavarezët” e Bayern Munich, deri në fundin e kontratës së tij.

“Ka zëra për një transferim, por në fund janë vetëm thashetheme.

Unë kam ende dy vjet në kontratën time me Bayern Munich.

Qëllimi im kryesor është të luaj për këtë klub dhe ta ndihmoj skuadrën sa më shumë që të jetë e mundur”,- u shpreh Davies për mediat..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat