Silva: Ishte e vështirë të arrinim deri këtu

Futboll

Silva: Ishte e vështirë të arrinim deri këtu

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 19:03
Bernardo Silva,

Ylli i Manchester City, Bernardo Silva, foli së fundmi për finalen e Champions League ndaj Interit.

Duke folur për kanalet zyrtare të “Citizens”, Silva u shpreh se këto momente duhen shijuar.

“Arritja deri në këtë pikë është shumë e vështirë, ndaj duhet t’i shijojmë këto momente sepse nuk e dimë a do ndodhë përsëri.

Kur i bën gjërat me kënaqësi, i bën më mirë.

Ky ishte një sezon i vështirë sepse për 90% të kampionatit ne ndoqëm Arsenalin dhe nuk arritëm të fitonim katër ose pesë ndeshje radhazi.

Nuk kemi pasur atë momentin e besimit që të bën të mendosh se je i pandalshëm.”-Silva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat