Dzeko: Kjo është finalja ime e parë

Futboll

Dzeko: Kjo është finalja ime e parë

Nga: K. G. Më: 8 qershor 2023 Në ora: 21:50
Edin Dzeko

Inter dhe Manchester City do të luftojnë për trofeun e Champions League këtë të shtunë. 

Klubi italian do të drejtohet nga eksperienca e futbollistit Edin Dzeko .

Përfaqësuesi 37-vjeçar i Bosnjë-Hercegovinës tha se kjo është finalja e tij e parë dhe me shumë gjasa e fundit në kompeticionin prestigjioz.

“Unë jam 37 vjeç dhe kjo është finalja ime e parë në Champions League. 

Me shumë mundësi e fundit, por nuk e dini kurrë. 

Dua ta shijoj. 

Ne patëm një sezon të mrekullueshëm në Champions League, pak më keq në Serie A, por fituam Kupën dhe Superkupën dhe mund të jemi të kënaqur. 

Kjo finale është një lojë e madhe për të dyja skuadrat dhe është një ndjenjë e mrekullueshme të marrësh pjesë në të.

Ne e meritonim të ishim këtu. E dimë që po luajmë kundër ndoshta skuadrës më të mirë në botë, City është favorit dhe ne duhet të japim më shumë se njëqind për qind. Personalisht ndihem mirë, mendoj se mund të kontribuoj shumë”, thotë Dzeko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat