Çalhanoglu përpara finales së madhe

Futboll

Çalhanoglu përpara finales së madhe

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 16:37
Çalhanoglu

Interi është bërë gati për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve përballë Mançester Sitit ditën e nesërme në Stamboll, ora 21:00. Për këtë takim, mesfushori i zikaltërve, Hakan Çalhanoglu, u shpreh se ka besim te skuadra dhe se do të bëjnë çmos për të shkruar historinë.

“Nuk kemi sekrete, do të luajmë lojën tonë duke ditur se Siti është një skuadër e fortë.

Mezi po presim që të futemi në fushë dhe të shkruajmë historinë tonë.

Vitin e shkuar ne luajtëm mirë në Ligën e Kampionëve kundër skuadrave të forta, por u eliminuam.

Tani kemi përmirësuar shumë gjëra, në lojë dhe në mentalitet. Nesër do të jetë një ndeshje tjetër, ndryshe dhe e komplikuar, por ne do të japim 100% për ta fituar këtë sfidë.

Jemi përgatitur për vuajtjen, e dimë që ata luajnë mirë. Do të japim shpirtin në fushë. Jam shumë i sigurt”, u shpreh Çalhanoglu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat