Uruguaj - Itali, finalja e Botërorit

Futboll

Uruguaj - Itali, finalja e Botërorit

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Uruguaj – Itali! Kjo është finalja e Kampionatit të 23-të Botëror të moshës deri në 20 vjeç, që të dielën në mbrëmje, duke nisur nga ora 23:00, do të luhet në stadiumin “Diego Armando Maradona” të La Platës.

Një finale mes dy skuadrash, të cilat kërkojnë për herë të parë trofeun e kampionit të Botës për moshën deri në 20 vjeç.

Uruguaj ka humbur dy shanse më 1997 dhe 2013 e tanimë duke përdorur shprehjen “e treta e vërteta” e kërkon trofeun për herë të parë.

Në gjysmëfinale, ashtu sikurse në raundin e 1/8 finaleve ndaj Gambias, vlejti goli i Duarte Anderson në të 61’, ndërsa Uruguaj fitoi 1-0 ndaj Izraelit. Nuk ka qenë e lehtë ardhja e skuadrës së Marselo Brosit në finale, aq më tepër që gjithnjë ka qenë me formacion të cunguar dhe të sajuar me mënyra e lëvizje rrethanore.

Aktualisht Ponte, Luçiano Rodrigez, Abaldo dhe Ferrari nuk janë të gatshëm për Uruguajin.

Ndërkohë Italia e Çezare Kasadeit, që ndaj Koresë së Jugut shënoi golin e shtatë në gjashtë ndeshje duke qenë pretendent kryesor për “Këpucën e Artë” të Botërorit, ka zbuluar Simone Pafundin, i cili realizoi golin më të bukur të të kaltërve në këtë finale.

Erdhi nga stoli dhe vetëm një minutë nga aktivizimi gjeti golin që e çoi Italinë në finale duke eleminuar Korenë e Jugut. Që do të thotë se tanimë Karmine Nunciata, ndërsa ndaj koreanëve Baldanzi, Ambrozino dhe Espozito kanë qenë jashtë forme, duhet të llogarisë Pafundin si titullar.

Një finale me shumë emocione, sikurse do të jetë dhe ajo për vendet 3-4, Izrael – Kore e Jugut, të dielën në ora 19:30, gjithnjë në RTSH Sport. E sigurtë, Botërori U-20 të dielën në Librin e Artë të trofeve në 23 edicione do të ketë një emër të ri kampioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat