Carlos beson te “zikaltërit”

Futboll

Carlos beson te “zikaltërit”

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 18:24
Roberto Carlos

Ndër legjendat e shumta të botës së futbollit të pranishëm në Stamboll për të ndjekur nga afër finalen e madhe të UEFA Champions League, mes Manchester City e Inter është dhe ish-mbrojtësi i majtë brazilian, Roberto Carlos.

I pranishëm në Stamboll, braziliani nuk kishte si të mos bënte një koment të shkurtër për supersfidën e mbrëmjes së nesërme, ku padyshim në çdo moment suportin ekipin e tij të parë evropian, Inter.

“Inter është skuadra ime e parë evropiane. Do të jetë e vështirë për Cityn, mendoj se do të jetë një ndeshje e mrekullueshme.

Nëse Inter ka motivimin e duhur, ata mund të jenë kampionë.

Kush mund të jetë vendimtar? Interi është një ekip shumë i fortë, është e vështirë të përmendësh një emër. Ata thjesht do të duhet të përqëndrohen”,- u shpreh ish-anësori i mbrojtjes së “zikaltërve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat